Shërbimet e policisë të sektorit të qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë bllokuar 17 motorcikleta pa dokumentacion

, 10 perdorues të tyre që nuk kishin leje drejtimi janë cuar për ndjekje penale, ndërsa 26 të persona të tjerë janë gjobitur për mungesë të kaskës mbrojtëse. Ky aksion vjen një ditë pas aksidentit me motorcikletë në Muriqan ku humbi jetën një 35-vjecar.Shefi I Sektorit të Qarkullimit Rrugor për Qarkun e Shkodrës Simon Mice foli lidhur mbi aksionin e zhvilluar një natë më parë në hyrje të Shkodrës Ndër të tjera Mice thekson faktin se në analizën 6 mujore të zhvilluar këtë të mërkure nga 53 aksidente të ndodhura gjatë kësaj periudhe kohore, 40 përqind të tyre e zënë ato me motorcikletë Mjetet e sekuestruara janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore dhe janë këto motorcikleta që po shikoni në pamje.Sipas drejtuesve të policisë së qarkullimit rrugor në Shkodër ky aksion bëhet në kuadër të nismës për parandalimin e aksidenteve dhe qarkullimin normal të mjeteve në qytetin e Shkodres .Aksioni I policisë rrugore kundër motorave pa dokumenta do të vijojë edhe ditët në vazhdim deri në sensibizimin e plotë të drejtuesve të tyre.

Artikulli paraprakSHOQATA E BASHKIVE: QEVERIA ASNJË LEK PËR BASHKITË E DJATHTA
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR DËGJESË PUBLIKE PËR PLANIN E MJEDISIT