Bashkia e Shkodrës ka kryer investimin e radhës në ndricimin publik rrugor në rrugën “Gjovalin Gjadri” duke bërë të mundur vendosjen e 32 ndricuesve përgjatë kësaj rruge deri në afërsi të “Urës së Bardhjave”.

Ky investim i cili synon rritjen e sigurisë rrugore dhe të qarkullimit të qytetarëve, parashikon vendosjen e ndriçuesve LED, teknologji e cila prezantohet për herë të parë në territorin e kësaj bashkie.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Dritan Meta futja e teknologjisë Led përvecse një risi e cila do të ndikojnë në rritjen cilësore të këtij shërbimi , do të ndikojë gjithashtu edhe në reduktimin e faturave të energjisë për bashkinë.

Ky aks prej disa muajsh vuante mungesën e ndriçimit publik rrugor. Në kuadër të përmirësimit të infrastruktuturës bashkia do të mundësojë edhe vendosjen e të tjerë ndricuesve në akset të ndryshme ku ka mungesë të ndriçimit.

 

Artikulli paraprakNISIN ETHET E FINALES, TË SHTUNËN REAL MADRID-LIVERPOOL BETEJË PËR CHAMPIONS
Artikulli tjetërMITING INTERNACIONAL, SHKËLQEJNË ATLETËT E VLLAZNISË