Kievi është gati për të pritur të shtunën në mbrëmje finalen e madhe të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool. Dy skuadrat kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas me synimin e qartë për të ngritur kupën me veshë të mëdhenj.

Në qytet ka filluar të ndizet atmosfera pasi kanë mbërritur edhe tifozët spanjoll dhe ata britanik ndërsa impianti i finales është ngjyrosur me simbolet e ekipeve finaliste.

Realin e kanë pritur një numër i madh tifozësh dhe skuadra e Zinedine Zidane do të kërkojë Championsin e tretë radhazi dhe të 13-tin në histori.

Francezi e ka të gjithë skuadrën në dispozicion dhe me përjashtim të një dileme Bale apo Benzema pjesën tjetër të formacionit e ka të fiksuar.

Liverpool rikthehet në një finale pas 11 vitesh dhe të besuarit e Klopp kërkojnë Champions e gjashtë në histori.

Nëse tek Real ka 14 lojtarë që e kanë provuar çdo të thotë të luash një finale Championsi tek anglezët asnjë prej futbollistëve nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë.

Megjithatë Liverpool ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe është në gjendje të shkurorëzojë Realin.

Salah-Firmino dhe Mane janë kërcënimi numër një për portën e mbrojtur nga Navas. 30 gola ka shënuar Real në këtë Champions dhe 40 Liverpool kjo do të thotë se të shtunën në mbrëmje pritet spektakël mes dy skuadrave që kanë bërë histori në Champions.

Artikulli paraprakE REJA HUMBI JETËN NGA MJEKIMI I PAKUJDESSHËM, PEZULLOHET MJEKJA E URGJENCËS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR INVESTON NË NDRIÇIMIN PUBLIK