Konsultim i draftit të Projektplanit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2021- 2023 i Bashkisë Shkodër
Te dashur bashkëqytetarë,
Drafti i Projektplanit Buxhetor Afatmesëm synon te paraqesë parashikimet e Bashkisë Shkodër për mbledhjen e të ardhurave si dhe përkthimin e tyre në shërbime dhe investime për komunitetin vendor të territorit të saj.Ky projektplan i ofron mundësinë qytetarëve, bizneseve dhe të gjithë aktorëve në nivel vendor të njihen dhe të kuptojnë konkretisht së çfarë synon të realizojë bashkia me financat e saj gjatë 3 viteve të ardhshme.

Pyetësori për konsultim publik përmban pyetje mbi:
– Mirëmbajtjen, shërbimet dhe investimet në Arsim;
– Shërbime të kujdesit social ;
– Aktivitete për trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore;
– Aktivitete për rininë;
– Menaxhimi i mbetjeve;
– Mirëmbajtjen dhe investimet në rrjetin rrugor urban dhe rural;
– Transporti publik;
– Mirëmbajtjen dhe investimet në ndriçimin rrugor;
– Menaxhimin e Infrastrukturës së ujitjes dhe kullimi.

Artikulli paraprakLËVIZJA E POSTRIBËS, ISH TË PËRNDJEKURIT: JEMI NË DIKTATURË
Artikulli tjetërPIKTORJA SHKODRANE PRANVERA GILAJ HAP EKSPOZITË NË ITALI