Vazhdon tradita e aktivitetit “Pulti n’Fest”, traditë kjo e rrënjësuar në vite nga banorët e zonës dhe e mbeshtetur tashmë çdo vit nga Bashkia e Shkodrës. Aktiviteti u përshendet nga z. Arben Gjuraj, nënkryetari i Bashkisë Shkodër i cili shprehi vleresimet e tij për mikpritjen, traditat dhe mrekullitë natyrore të zonës së Pultit.

Gjithashtu, Tom Marku administrator i njësisë Pult, përshendeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e promovimit të Pultit, produkteve, natyrës e të gjithë historisë së lavdishme të kësaj zone.

Përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, familjarë të deshmorëve e përfaqësues të komunitetit vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe për burrat që ranë dëshmorë 105 vite më parë.

Artikulli paraprakMETA: KA MUAJ QË NË VESHËT E MI KUMBON THIRRJA E 2 MARSIT “SHPËRNDAJE KUVENDIN!”
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET METËS: PO LISTAT DO HAPEN NGA KUVENDI I SHQIPËRISË ME LIGJ, ME ZAKON E ME KARTON!