Bashkia Shkodër përmes një postimi në rrejtin social “Facebook” ka vënë në dispozicion një numër kontakti ku të gjitha familjet në nevojë mund të telefonojnë për ndihmë. Në postim bëhet e ditur se: Për arsye sigurie të shëndetit të të gjithëve dhe për evitimin e grumbullimit të grupeve, Bashkia Shkodër ofron numrin e telefonit 069 342 29 90 nga ora 08:00 – 16:00,

tek I cili mund të dërgoni mesazhin tuaj për nevojën që keni me informacionet si Emer, mbiemër, numër kontakti telefonik, rajoni apo njësia administrative, nevoja që kanë banorët. Familjet që kanë prioritet maksimal në mbështetje janë: të moshuarit e vetëm pa asnjë të ardhur ekonomike, familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar pa asnjë të ardhur ekonomike, familjet me shumë anëtarë pa të ardhur ekonomike.

Për çdo rast specialistët tanë do të vlerësojnë sitauatën dhe do të ofrojnë shërbimin në varësi të nevojave që janë prioritet. sportelet për arsye sigurie janë të mbyllura. telefono në numrin 069 342 29 90, mbyllet njoftimi I bashkisë Shkodër. Ndërkohë që prej disa ditësh punonjësit socialë janë angazhuar në shpërndarjen e këtyre ndihmave tek ato familje të cilat kanë hasur vështirësi për tu furnizuar me ushqime gjatë këtyre ditëve të shterethimit.

069 342 29 90

Artikulli paraprakZAGORË, “LAGJJA ME DY PLEQ”, APELI PËR NDIHMË
Artikulli tjetërSHKODËR, CARITASI DHE KISHA NDIHMË TË VARFËRVE