Rruga “Gjergj Jakini” në Berdicën e Sipërme do të ndryshojë shumë shpejt pamjen e saj. Një investim 10 milion lekë të reja nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka mundësuar rikonstruksionin e saj të plotë.

Punimet që po realizohen, janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, e shoqëruar nga këshilltari Isuf Meta dhe administrstori Aleksandër Pashuku.

Projekti i kësaj rruge, parashikon asfaltim në një sipërfaqe 1800 metër katror, bordura 940 metër linear, veprat e artit si riparim urash dhe kanale kullimi si dhe sinjalistikë vertikale e horizontale.

Përfundimi i rikonstruksionit të kësaj rruge me gjatësi do të ndikojë direkt në përmirësimin e standarteve të jetës për një zonë me dendësi të lartë banimi.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT TË PASIGURTË NË MBIKALIMET HEKURUDHORE
Artikulli tjetërITALI, ARRESTOHEN GRABITËSIT MES TYRE SHKODRANË