Me shumicë votash këshilli i Bashkisë Vau Dejës i ka hapur dritën jeshile buxhetit të vitit 2017-të.

Ashtu sic ishte deklaruar edhe në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ky buxhet do të jetë i fokusuar tek sherbimi ndaj qytetareve por edhe tek hartimi i projekteve. Gjatë kësaj mbledhje nuk ka pasur kundërshti të shumta nga këshilltarët të cilët, i kanë hapur rrugë buxhetit të hartuar nga administrata e Bashkisë Vau Dejës. Nga ana tjetër, Këshilli i Bashkisë Vau Dejës, ka miratuar me unanimitet të plotë edhe prioritetet për vitin 2017-të, ndërkohe që është miratuar edhe hartimi i planit vendor të kësaj bashkie e cila tashmë do të marrë rrugë për vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakADEMI: 2016-ta VIT I VËSHTIRË POR ME ARRITJE
Artikulli tjetër“SPORTKLUB VLLAZNIA” VLERËSON MË TË MIRËT