2016-ën e cilëson si një vit të vështirë. Pavarësisht vështirësivë, në skanerin e vitit që po lëmë pas kryetarja e bashkisë Voltana Ademi thotë se ka bërë ndjeshëm hapa para.

Nuk ka një kryebashkiake që ka ndryshuar. Ademi thotë se është njësoj ndërsa atyre që kanë një mendim tjetër për punën e saj ia pranon kritikat por si përgjigje i jep përkushtimin e saj. Kryebashkiakja nuk veçon një moment të vështirë gjatë 2016-ës ashtu siç edhe çastet e lumturisë janë të shumta. Bie në sy akuza direkte për paraardhësit e saj se tashmë s’ka më para nën dorë për ata që punësohen në nivel vendor. Ka një lodhje fizike dhe këtë nuk e fsheh kryebashkiakja ndërsa e sheh si një mundësi për të ardhmen. Puna në krye të bashkisë i ka marrë shumë duke e futur në borxh me familjen e saj. Është dytësore atmosfera e festave thotë kryebashkiakja kur familjet e Shkodrës janë më të varfëra. Nata e ndërrimit të viteve e gjen Ademin askund tjetër veçse në shtëpinë e saj. Dhe në fund jo vetëm për vitin që vjen por edhe në një të ardhme më të largët ka shpresë se Shkodra mund të bëhet.

Artikulli paraprakSHKODËR, 100 FORCA POLICIE NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërBASHKIA VAU DEJËS, MIRATOHET BUXHETI 2017-të