Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat kuqeblu kanë fituar në shifrat 80-63 ndaj Elbasanit. Vllaznia është ekipi i cili ka dominuar totalisht këtë sfidë.

Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj shprehet se ajo që kërkohet është një paraqitje sa më e mirë në fazën Play Off ku diskutohet titulli kampion.

Vllaznia në basketboll për femra do të provojë që të bëjë një paraqitje dinjitoze në fazën Play Off për të arritur maksimumin e saj por natyrshëm

që është një mision i vështirë përballë ekipeve kryesuese të cilat ka në përbërjen e tyre basketbolliste të huaja të cilat bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.

Artikulli paraprakLEZHË, “LEZHA TALENT 2019”
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, DRAMATIKE NDESHJA VLLAZNIA-TEUTA 88-89