“Lezha Talent 2019”, ka nisur rrugetimin per zbulimin e talenteve te reja ne qytetin e Lezhes. Interesi ndaj ketij Talent Show

i cili zhvillohet per here te pare ne Lezhe eshte mirepritur nga te gjithe, ndaj dhe nxenes nga te gjitha shkollat e Rrethit te Lezhes, garuan ne fazen e pare ne zhanret e kercimit, aktrimit dhe kenges, per te kaluar me pas ne dy fazat e tjera nepermjet jurise.

Per regjisorin Olsi Tetaj, ky aktivitet, ka si qellim zbulimin e sa me shume talenteve te reja. Mbeshtetja e instituciove per te ka qene nje ndihmese e madhe qe te marre jete ky aktivitet, ndersa ana finaciare mbetet nje pjese e veshtire.

Sulea Bala, anëtare Jurie ne “Lezha Talent 2019”, shprehet se perzgjedhja e nxenesve eshte shume e veshtire, pasi qyteti i Lezhes ka talente qe ende nuk jane zbuluar, ndaj dhe ky organizim eshte shume i rendesishem.

Pas kalimit ne fazat perkatese, finalja e ketij kompeticioni pritet te mbahet ne fund te muajit maji ku dhe do te perzgjidhen fituesit.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBRËMJA MUZIKORE “BIJA SHQIPTARE”
Artikulli tjetërBASKET FEMRA,VLLAZNIA FITON NDAJ ELBASANIT