Vllaznia në basketboll për meshkuj ka humbur ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kosovë me Prishtinën me rezultatin 59-90. Trajneri i Vllaznisë Gospodinov ka patur mundësinë që të bëjë testin e parë për kuqeblutë ndërsa pas afro një muaji nis kampionati kombëtar.

Më shumë se rezultati e rëndësishme për ekipin shkodran është konsolidimi në lojë i lojtarëve amerikan të ardhur në merkato. Pas kësaj ndeshje miqësore ku Vllaznia u mund nga Prishtina specialisti i basketbollit Roland Koka i cili po i qëndron afër ekipit tha se skuadra kërkon ende kohë për t’u gërshëtuar ashtu siç duhet.

Trajneri i Prishtinës Bujar Loci tha se kjo ishte një përballje më shumë për të parë lojtarët ndërsa vlerësoi skuadrën e Vllaznisë duke thënë se rezultati në një miqësore nuk ka rëndësi

Vllaznia përveç seancave stërvitore do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore derisa të jetë gati nisja e kampionatit të ri kombëtar pa lënë mënjanë pjesëmarrjen e kuqebluve të basketbollit në Ballkan League këtë vit.

Artikulli paraprakSHKODËR, “SHPIRTI I KOHËS”, EKSPOZITË E NJË GJERMANI
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA E SUPERLIGËS TEUTA-VLLAZNIA