Java e dytë e fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj do të dhurojë “Klasiken” e shumëpritur në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet ditën e dielë në ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe ajo po pritet me shumë interes. Trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Damian Bekteshi, thotë se ekipi i tij do të japë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme.

Bekteshi fton edhe tifozët të jenë të pranishëm në këtë përballje, duke qenë se Vllaznia do të luajë ndaj një rivali kryesor si Tirana.

Përpara kësaj sfide, të dy ekipet ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh dhe ndajnë me njëri-tjetrin vendin e tretë dhe të katërt në renditje dhe pikërisht për këtë, shkodranët do të synojnë me çdo kusht fitoren.

Artikulli paraprakPREÇ ZOGAJ PROMOVON LIBRIN E RI
Artikulli tjetërQATIP OSMANI: NË LAÇ PËR REZULTAT POZITIV