SHKODRANËT MUNDIN PARTIZANIN DHE PRESIN GJYSMËFINALEN ME KAMZA BASKET. Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj e mbyll me fitore kampionatin kombëtar.

Shkodranët kanë fituar pa probleme përballë Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ekipi kuqeblu ka mundur me rezultatin 95-52 të kuqtë e kryeqytetit. Pas kësaj ndeshje trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj kësaj herë vlerësoi përmirësimet e basketbollistëve të tij në fazën mbrojtëse. Pas përfundimit të kampionatit Vllaznia do të ketë fazën e plej ofit ku do të përballet me skuadrën e Kamza Basket, një ndeshje që trajneri Gjeçaj e parashikon të vështirë. Në fazën gjysmëfinale do të jenë 5 ndeshje që Vllaznia do të zhvillojë me Kamza Basket nga ku 3 në Shkodër dhe 2 në Tiranë. Ndeshja e parë do të jetë ditën e premte në Shkodër ku Vllaznia kërkon fitoren.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA ELEMINOHET NË GJYSMËFINALE
Artikulli tjetërPERSONALITETET E SHKODRËS UROJNË PASHKËT