Një fitore me 100 pikë të shënuara ka marrë Vllaznia përballë Kamza Basket.

Në një ndeshje me një prej rivalëve, kuqeblutë kanë arritur që të mundin skuadrën kryeqytetase. Ka qenë një sfidë e dominuar përgjithësisht nga Vllaznia me rezultatin përfundimtar 100-71. Trajneri që udhëhoqi ekipin Fatjon Halluni për shkak të dënimit të teknikut Gjeçaj tha se fitorja ndaj Kamzës është e rëndësishme për vazhdimësinë. Halluni prej 3 ndeshjesh drejton Vllazninë për shkak të dënimit të Gjeçaj dhe thotë se emocionet janë të mëdha. Vllaznia është kampionia në fuqi dhe kuqeblutë kërkojnë që ky trofe të mbesë sërish në Shkodër. Tirana është ekipi që po rivalizon dhe pretendon të marrë titullin kampion por nga e saj Vllaznia po jep prova se nuk mund ta lëshojë lehtë kurorën e kampiones ndërsa priten edhe disa përforcime të tjera.

Artikulli paraprakLIVING – SALEZIANËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërKODHELI: NDALUAM SULME TERRORISTE, SHIU NDIHMOI DHE ALEATËT