Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka marrë edhe një humbje tjetër në ndeshjen e dytë miqësore.

Shkodranët kësaj here kanë luajtur sërish në Kosovë takimin miqësor me Bashkimin e Prizrenit duke humbur me vetëm dy pikë diferencë 75-73. Në këtë përballje një ndikim për Vllazninë ka patur edhe takimi miqësor me Prishtinën që u luajt vetëm një ditë përpara dhe natyrshëm që ekipi e ka ndjerë lodhjen.

Pas kësaj ndeshje trajneri i Bashkimit të Prizrenit Ilmir Bajra tha se më e rëndësishme është për të parë gjendjen e lojtarëve në këto takime miqësore.

Vllaznia tashmë pas dy takimeve miqësore me Prishtinën fillimisht dhe më pas me Bashkimin e Prizrenit është rikthyer në Shkodër pë të vijuar seancat stërvitore dhe për t’u bërë gati për kampionatin dhe Ballkan Ligën më pas duke qenë se pretendimet këtë sezon që pritet të nisë janë shumë më të mëdha.

Artikulli paraprakVELEÇIKU-ERZERNI 0-3, NIS KAMPIONATI NË KATEGORINË E PARË
Artikulli tjetërGOMONJA LËSHON SINJALIN SOS NË AFËRSI TË KARABURUNIT, POLICIA DETARE DREJT TYRE