Një gomone në afërsi të Karaburunit, me 5 persona në bordin e saj ka dhënë sinjalin SOS dhe ka kërkuar ndihmë.

Për tu ardhur në ndihmë këtyre personave drejt gomones janë nisur Policia kufitare dhe ajo detare.

Kujtojmë se pak kohë më parë në afërsi të kësaj zone një anije u përfshi nga flakët dhe marinarët në bordin e saj shpëtuan fatmirësisht duke u hedhur në ujë.

Ndëkrohë ende nuk dihet shkaku se pse gomonja ka kërkuar ndihmë dhe se kujt i përket.

Sipas policise :Një gomone me 5 persona në bord është shpëtuar nga autoritetet portuale në Vlorë. Mësohet se rreth orës 14:00 kapiteneria e Vlorës u lajmërua se një mjet i vogël lundrues me flamur shqiptar pësoi defekt në motor.

Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila dërgoi një mjet të shpejtë lundrues për ti ardhur në ndihmë gomones me pesë persona.

Në orën 14:35 u njoftuan autoritet portuale  se u gjete mjeti i cili kishte avari ne motor. Personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dha edhe  asistenca e kërkuar nga ana e Policisë Kufitare për shpëtimin e tyre duke i shoqëruar për në portin e Vlorës.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA HUMBET EDHE NË PRIZREN MIQËSOREN
Artikulli tjetër124 DOSJE PRESIN GJYKATËN KUSHTETUESE