Në fazën e parë në Elbasan, Vllaznia në basketboll për të rinj është mundur nga skuadra vendase. Ka qenë një nga dy humbjet e vetme të saj deri më tani në kampionat.

Pikërisht për këtë arsye, takimi i i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vlerësuar maksimalisht nga basketbollistët e rinj shkodranë.

18 vjeçarët kanë zhvilluar një lojë intensive ku objekivi i tyre natyrisht ishte arritja e fitores edhe në këtë takim të rradhës siç kanë bërë edhe në ndeshjet e kaluara.

Dhe në fakt, ata e kanë treguar edhe në fushën se fitorja nuk do ishte problem për ta. Këtë gjë e vërteton edhe rezultati i arritur në fund të takimit, 89-38. Pra, me 51 pikë diferencë, çka tregon më së miri se Vllaznia U-18 ndodhet në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit kampion.

Megjithatë deri në fund ka ende edhe shumë rrugë për të bërë. Edhe shumë sfida për t’u fituar nga basketbollistët kuqeblu.

Artikulli paraprak“TË DREJTAT E GRAVE NË NIVEL LOKAL”
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-17 FITON 3-0 NDAJ AAS