Vllaznia në basketboll për meshkuj do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Teutës këtë të dielë në Shkodër. Pas humbjes në gjysmëfinalen e parë, kuqeblutë do të synojnë të bëjnë një paraqitje ndryshe në ndeshjen e dytë në “Qazim Dervishi”, për ta mbajtur hapur garën për në finale. Një gjë të tillë e shpreh edhe vetë trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi.
Bekteshi ka edhe një thirrje për tifozët për ta mbushur pallatin e sportit në ndeshjen ndaj Teutës.
Ndeshja e dytë midis Vllaznisë dhe Teutës do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.