Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj pëson disfatën e tretë në eliminatoret e Kampionatit Europian të viti 2017. Këtë herë kuqezinjtë u gjunjëzuan përballë Sllovakisë teksa u mposhtën me rezultatin 69-60.

Në dy periodat e para ekzistonte një ekuilibër i plotë mes dy skuadrave që shkuan në dhomat zhveshjes me avantazhin 34-31 për sllovakët. Diferenca u bë në periodën e tretë kur basketbollistët sllovakë krijuan edhe diferencën e mjaftueshme të pikëve për të fituar këtë përballje. Ashtu sikurse kombëtarja jonë, edhe Kosova pësoi humbjen e tretë në Eliminatoret e Eurobasket 2017. këtë radhë skuadra kosovare u mposht nga Bullgaria me rezultatin 105-84. Pjesa e parë ishte totalisht e ekuilibruar me skuadrat që e mbyllën atë me barazimi 40-40. Gjërat ndryshuan krejtësisht në dy periodat e tjera kur Bullgaria u shkëput ndjeshëm duke përfituar edhe nga gabimet e kryera nga basketbollistët kosovarë për të mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje në favorin e saj.

Artikulli paraprakSKANDALI NE UNIVERSITETIN BUJQESOR,DY NE PRANGA
Artikulli tjetërMë në fund Super Mario do të vijë në iOS!