Në fund Apple ia arriti ta bind Nintendon që të sjellë lojën e saj më të famshme Super Mario edhe në iPhone! Krijuesi i lojë Mario, Shigeru Miyamoto e ka prezantuar këtë risi gjatë konferencës Apple: loja për iOS do të quhet Super Mario Run dhe do të jetë një endless runner, i ngjashëm me lojën Temple Run.

 

 

 

Sëbashku me opsionin Single Player do të ketë edhe një opsion Battle për të sfiduar miqtë tuaj dhe lojtarë të tjerë online në një sfidë shumë të thjeshtë: mblidhni më shumë monedha se të tjerët! Për momentin nuk kemi informacione të tjera, por Super Mario po vjen në iOS. Loja do të jetë e disponueshme në dhjetor.

Artikulli paraprakBASKETBOLL MESHKUJ,SHQIPERIA MUNDET NGA SLLOVAKIA
Artikulli tjetërApple prezanton Apple Watch 2