Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones ka zhvilluar një takim përreth 60 minuta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

Ende nuk është zbardhur biseda mes diplomates amerikane dhe Bashës por situata politike duket sa ka qenë fokusi i takimit. Të dy, si z.ambasadorja ashtu dhe Basha kanë dalë shumë të qeshur dhe të shkujdesur nga takimi. Ata janë fotografuar gjatë momentit që Basha ka përcjellë znj. Moses-Ones.

Pas protestës të opozitës tetë persona u arrestuan për tensionet që u përshkallëzuan në goditje të efektivëve të policisë me mjete të forta.

Ndërkohë u paralajmëruan nga policia, edhe organizatorët e protestës se ata janë përgjegjësit për tubimin, dhe duhet të distancohen nga personat me precedentë kriminalë, siç ishin disa të dënuar më parë, në radhët e të arrestuarve.

Mes opozitës së bashkuar dhe qeverisë, pavarësisht thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët që u konkretizua në një ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama, palët nuk janë ulur në diskutime me njëri-tjetrin.

Opozita do të protestojë sërish më 16 mars para kryeministrisë, në atë që kryedemokrati Basha e quajti “uraganin që do të rrëzojë Ramën”.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA “GRATË SHKODRANE TREGOHEN”
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA TE “PORTA A PORTA” NË “RAI 1”