“Gratë shkodrane tregohen…” është ekspozita e hapur në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër. Kjo ekspozitë erdhi si vijimësi e aktiviteteve për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin që po organizon bashkia Shkodër me moton e këtij viti “Gra të Guximshme”.

Ekspozita në muzeun “Oso Kuka erdhi me objekte të etnografisë dhe me fotografi nga fondi i arkivit të muzeut duke synuar të prezantojë rrethanat ku gruaja shqiptare dhe ajo shkodrane ka kontribuar duke kapërcyer sfida të vështira për të fituar një rol të rëndësishëm në shoqëri.

Por edhe në ditët që po jetojmë u shpreh drejtorja e muzeut Amila Gjyrezi ende shoqëria është e sëmurë në raport me historitë e trishta të grave dhe vajzave.

Gjatë kësaj jave bashkia Shkodër të këtë edhe aktivitete të tjera për 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas.

Artikulli paraprakSHKODËR, E PASTREHA NË MES TË RRUGËS ME DY FËMIJËT
Artikulli tjetërBASHA TAKON ZV/AMBASADOREN E SHBA-ve MOSES ONES