Batman i zbulon kokainën, shqiptari kalon nga arresti shtëpiak në qelinë e burgut

Një shqiptar i moshës 33 vjeç, i cili ka qenë në arrest shtëpie, është arrestuar me akuzën e mbajtjes së substancave narkotike nga karabinierët në Città di Castello. Karabinierët kishin dyshime për të dhe kërkuan mandat kontrolli nga Prokuroria e Perugias. Shqiptari mohoi të kishte drogë kur karabinierët i shkuan në shtëpi, por qeni me emrin Batman i seksionit të qenve të karabinierëve të Firences ndjeu erën dhe zbuloi 10 gramë kokainë të ndarë në doza, të fshehur brenda dyshekut. Kontrolli i mëtejshëm dhe kontributi i Batmanit zbuloi edhe një sasi tjetër kokaine, 54 gramë, si dhe dy peshore me precizion. Pas zbulimit të drogës, shqiptari u arrestua dhe këtë herë gjykata vendosi transferimin në qeli, në pritje të procesit.

Artikulli paraprakITALIANI GJEN KULETËN ME 500 EURO, IA DORËZON SHQIPTARES
Artikulli tjetërGUVERNATORI SEJKO: EMIGRACIONI LARGOI TRURIN