Italiani gjen kuletën me 500 euro, ia dorëzon shqiptares

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Itali. Një adoleshent italian ka gjetur një kuletë me 500 euro, si dhe një sërë dokumentesh brenda tij, dhe pa u menduar dy herë e ka dorëzuar atë në polici, raportojnë mediat shqiptare. Sipas “Ansa” kuleta e gjetur nga 17-vjeçari italian i përkiste një vajze shqiptare, 20-vjeçare, e cila kishte shkuar të qëndronte disa ditë tek vëllai i saj në Itali, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave shqiptare, ngjarja në fjalë është regjistruar në San Fruttuoso të Gjenovës. Pasi adoleshenti kishte dorëzuar në polic kuletën, kjo e fundit kishte arritur të komunikojë me vajzën shqiptare përmes rrjetit social “Facebook”. Ajo e kishte falënderuar publikisht italianin.

Artikulli paraprakBE: DUHEN REZULTATE TË PREKSHME NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërBATMAN I ZBULON KOKAINËN, SHQIPTARI KALON NGA ARRESTI SHTËPIAK NË QELINË E BURGUT