Në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri, nuk mungojnë lajmet për Elseid Hysajn. Në Itali mediat shkruajnë se Bayerni i Mynihut ka zgjuar sërish interesin për mbrojtësin shqiptar.

Madje shkruajnë se në vëzhgim bavarezët do të kenë edhe Matia De Sciglion. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi Lahm do të tërhiqet në fund të sezonit. Nuk është hera e parë që gjigandët e Bundesligës shfaqin interes për mbrojtësin shkodran.

Artikulli paraprakDE BIASI I MBYLL TË GJITHË NË MBROJTJE, JA FORMACIONI I RI
Artikulli tjetërKUR DO APLIKONI PËR FORMULARIN A1 DHE DATAT E PROVIMEVE