Gianni De Biasi duket se i ka qartësuar idetë për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Italisë. Trajneri i Kombëtares kuqezi e ka idetë e qarta teksa ka gati edhe skemën që do të vërë në punë kundër “axurrëve”, e cila do të jetë 5-4-1.

Strakosha, që do të jetë i përzgjedhuri i tij për këtë sfidë, ndërsa në mbrojtje do të kemi një rreshtim me pesë lojtarë me Hysajn dhe Agollin që do të luajnë nga krahët dhe mund të shndërrohen në varësi të daljes së ekipit përpara. Ajeti, Veseli, e Kukelin që do të luajnë në qendër të mbrojtjes, me mesfushorin e Zyrihut që këtë herë do të tërhiqet mbrapa për të transmetuar përvojën e tij, por dhe për të mbuluar mungesat e lojtarëve të këtij reparti duke bërë që Shqipëria të jetë jo pak e ngjeshur mbrapa. Në mesfushë trajneri italian ka zgjedhur dy lojtarë që aktivizohen në Serie A për të luajtur në qendër, si Memushaj dhe Basha, që janë titullar të padiskutueshëm në skuadrat e tyre Pescara dhe Bari. Nga krahët ndërkohë i besohet, në të djathtë Roshit dhe në të majtë Llullakut, ndërsa nuk ka surpriza sa i përket sulmit, me Sadikun që ështe në një formë të jashtëzakonshme

Artikulli paraprakSHKËMBIM ZJARRI NË SHKODËR,POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërBAYERNI NUK HEQ DORË NGA ELSEID HYSAJ