Protesta të llojeve të ndryshme janë mbajtur kudo në botë në Ditën Ndërkombëtare të gruas.

Televizioni i famshëm britanik ka shkruar për këto protesta e ndër to e ka përmendur edhe atë të mbajtur sot nga gratë kosovare. Sa i përket protestave të tjera, BBC shkroi edhe për gratë irlandeze që kanë hyrë në grevë dhe janë veshur në të zezë si shenjë proteste për ligjet irlandeze të abortit, transmeton Klan Kosova. Protesta solidariteti u mbajtën në Londër, Amsterdam dhe kudo për të thirrur për ligjet irlandeze që të ndryshohen. Në Amerikë, mijëra gra u prit që të mos punojnë dhe shpenzojnë si shenjë demonstruese të fuqisë së tyre ekonomike dhe ndikimit të tyre në shoqëri.