Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor për herë të pare për akte dhune kundër palestinezëve.

Sanksionet synojnë individë dhe organizata përgjegjëse për dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Ata që i nënshtrohen sanksioneve nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në BE ose të bëjnë biznes me qytetarët e BE-së dhe çdo pasuri ose llogari që ata kanë në BE do të bllokohet.

Masat u vendosën nën një regjim sanksionesh të BE-së, i krijuar për të ndëshkuar abuzimet me të drejtat e njeriut.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ PRET MJESHTRIN E MADH TË URDHRIT SOVRAN TË MALTËS
Artikulli tjetërVUÇIÇ E QUAN ‘HIPOKRIT’ REAGIMIN E NDËRKOMBËTARËVE PËR NDALIMIN E QYTETARËVE TË KOSOVËS