Liderët e vendeve antare të BE-së, kanë materializuar unitetin e tyre përpara nisjes së negociatave për çështjen ‘Brexit’, ndërsa kanë rënë dakord unanimisht për linjën që do të ndjekë Brukseli në bisedimet me Londrën zyrtare.

Gjatë mbledhjes së rradhës, palët e firmosën dokumentin e propozuar nga Donald Tusk për vetëm 15 minuta. Në deklaratat e bëra nga gjatë punimeve të këtij takimi, kancelarja Merkel theksoi se fillimisht do të negociohet mbi mënyrën e daljes, dhe më pas për marëdhënien e re që do të krijojnë Britania dhe Bashkimi Europian. Janë dashur vetëm 15 minuta kohë që liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian të miratojnë linjën që do të ndjekin negociatorët e Brukselit në bisedimet për daljen e Britanisë nga Unioni.

Të mbledhur në Bruksel, përfaqësuesve u janë dashur shumë pak diskutime për të dhënë dritën jeshile mbi draftin që ishte prezantuar më herët nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Në materialin e firmosur nga 27 vendet anëtare që do të mbeten pas largimit të Britanisë, palët shprehën dakordësinë për të ruajtur unitetin edhe më një antar më pak. Gjithashtu, në këtë dokument listohen edhe prioritetet që do të vendosen në plan të parë të negociatave. Gjatë fjalës së tyre, liderët e bënë edhe njëherë të qartë se Britaninë e pret një proçes i vështirë. Presidenti i Këshillit, Donald Tusk nënvizoi bisedimet do të orientohen kryesisht tek çështja e qytetarëve, ekonomia dhe Irlanda.

Të njëjtin mesazh pati edhe kancelarja Angela Merkel. Shefja e qeverisë gjermane, u shpreh se fillimisht duhet që palët të arrijnë një marrëvshje për daljen dhe më pas të flitet për marëdhënien e re që do të krijojnë palët. Nga ana tjetër, Presidenti në ikje i Francës, François Hollande, deklaroi se largimi i Britanisë, padyshim që do të sjellë pasoja për Londrën zyrtare. Megjitahtë, ai shtoi se Bashkimi Europian nuk do të mundohet që t’a ndëshkojnë Britaninë, por përkundrazi do të jetë i hapur për negociata konstruktive.

Firmosja e një pakti të tillë është një shenjë uniteti që vendet anëtare materializuan duke hedhur firmat mbi dokumentin e propozuar nga Brukseli. Tashmë pritet që pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Britani, palët të nisin bisedimet për të formësuar marrëdhënien e re që do të krijojnë mes tyre.

Artikulli paraprakRIKTHEN POLEMIKA – EMMANUEL MACRON GJYSËM I ZHVESHUR NË NJË REVISTË TË HOMOSEKSUALËVE
Artikulli tjetërTURQIA BLLOKON AKSESIN NË WIKIPEDIA SEPSE KRITIKOI ERDOGAN