Flirtimet dhe afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix është përfolur shumë ditëve të fundit dhe duket se pas mbrëmjes së djeshme nuk ka më asnjë dyshim nëse po bëjnë lojë apo janë thjesht miq. Pasi të dy kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” kishte organizuar lojën “Ndaje ose Pije” nga “Shiko kush luan”, ku duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve të ndryshme ose të pinin tekila.

Loja u organizua në çifte dhe Donaldi dhe Beatrix ishin përballë njëri-tjetrit. I pyetur se kush ka trupin më të bukur dhe se kush e tërheq brenda shtëpisë, Donaldi tha për Beatrix dhe po ashtu kjo e fundit zgjodhi atë kur u pyet se për kë ka fantazuar. Megjithatë, disa pyetjeve ata nuk iu përgjigjën por zgjodhën të pinë. Pas kësaj, dyshja shijuan shiun dhe u lanë së bashku në pishinë e më pas në dush.

Donaldi ka zhvilluar më pas një bisedë me Einxhel ku ka pranuar se e pëlqen Beatrix dhe ka deklaruar edhe një herë se është “single”. Aktori u shpreh se Beatrix nuk ka pse ndihet në siklet (referuar situatës me Borën) dhe se gjërat do i marrin hap pas hapi.

“Gjërat e mia i kam sqaruar me të gjithë, mua ajo goca më pëlqen, më pëlqen shumë dhe unë dua ta shijoj shumë këtë gjë, nuk dua që ta vë në siklet.”- tha ai.

Duket se një romancë krejt e papritur lindi në “Big Brother VIP” dhe jeni gjithë sy e vesh të shohim si do vijojë.

Artikulli paraprak(VIDEO) KËNGA E FIFIT QË I FIKSOI TË GJITHË, ËSHTË EDHE E PREFERUARA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË SHTETIN FQINJ, PRINDËRIT GJEJNË TË VARUR VAJZËN NË BANESË