Bashkia Shkodër, në partneritet me Ambasadën holandeze në Tiranë, ka organizuar takimin me temë “Infrastruktura e pedalimit dhe lëvizshmëria e qëndrueshme urbane në Shkodër”, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze. I pranishëm, në këtë takim ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe ambasadori i Holandës në vendin tonë Reinout Caspar Vos. Në fjalën e tij kryebashkiaku u ndal tek rëndësia e planit të mobilitetit por edhe investimet që janë kryer dhe do të vijojnë në korsitë e biçikletave në Shkodër …..

Biçikleta në Shkodër është më shumë se një mjet transporti. Ajo përfaqëson një simbol të kulturës dhe stilit të jetesës së qytetit. Për këtë arsye, Bashkia ka shprehur angazhimin e saj për të krijuar infrastrukturën e duhur për pedalimin dhe për të promovuar përdorimin e biçikletave si një mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme të transportit. Kjo iniciativë synon të forcojë imazhin e Shkodrës si një qytet miqësor ndaj mjedisit dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës për qytetarët e saj.

Artikulli paraprakKONTRROLLE BLIC NË VELIPOJË PËR ARRESTIMIN E VËLLEZËRVE FRROKU
Artikulli tjetërSHPEJTËSIA NË BYPASS RREZIKON KALIMTARËT