Pas 15 vitesh një çift nga Kosova janë bërë prindër për herë të parë me binjakë. Ata kanë vendosur t’i quajnë binjakët Albin dhe Vjosa, dy emra të njohura për politikën në Kosovë.

Prindërit i kanë quajtur foshnjat me këto emra për nder të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me shpresën që në të ardhmën të bëhen si ta.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar babai i fëmijëve në “Facebook”.

Artikulli paraprakVIDEO/ KRIJOHEN QENTË ROBOTË QË DO NDIHMOJNË NË DISTANCIMIN SHOQËROR
Artikulli tjetërLAMTUMIRË HAXHI MUSA HOXHA, I FUNDIT I SHKOLLËS VJETËR