Në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e vendore të 14 majit 2023. Konkretisht Gjiknuri u pyet nëse do të jetë Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës. Sipas Gjiknuri ai do ti bënte nder qytetit dhe se është një kandidaturë e përshtatshme, por nuk konfirmoi nëse do të jetë Beci.

‘Kandidat natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat.’- tha Gjiknuri.

Artikulli paraprakGJIKNURI PËR AVOKATIN E POPULLIT: NUK MUND TË VOTONIM KANDIDATIN E OPOZITËS, ISHTE TEPËR I POLITIZUAR
Artikulli tjetërPUNIMET PËR TEATRIN E RI KOMBËTAR, PARALAJMËRON BERISHA: DO E RRAFSHOJMË, DO NDËRTOHET SIÇ KA QENË