‘Rithemelimi’ o drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur sot Këshillin Kombëtar. Gazetarja Danjela Maloku nga selia blu raporton se 2 janë çështjet kryesore për të cilat do të diskutohen.

Së pari, është aksioni opozitar. Nga sa mësohet anëtarësia po “bën presion” për të zhvilluar protesta. Kjo edhe sepse protesta e 6 dhjetorit nuk e kreu misionin e saj, pasi vëmendja u përqendrua më së shumti te grushti i Gerti Shehu ndaj Sali Berishës.

Së dyti, në fokus do të jetë edhe përgatitja në terren për zgjedhjet vendore të 14 majit, në një kohë kur ‘Rithemelimi’ nuk është shumë komod, për shkak se pjesa tjetër e PD-së, kanë vendosur që të dalin më vete. E për këtë arsye, do duhet të punojnë për të maksimalizuar votën e tyre që të dalin fituese.

Artikulli paraprakFIRMOSET MARRËVESHJA, SHQIPËRIA MERR 3 DRONË BAYRAKTAR
Artikulli tjetër“AJO QË SHQIPTARËT PANË, ISHTE VETËM PERDJA”, BERISHA FLET PËR ZGJEDHJEN E KREUT TË SPAK