Kryetari i PD Sali Berisha foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha tha se ndonëse në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS-së.

“Në krahun tjetër bëhet një betejë e kockave mafioze e cila pasqyrohet në tërë veprimtarinë e saj. Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë, beteja ishte mes Edi Ramës dhe guvernatores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi po të ishte, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën u shndërrua në një plasdarm të paimagjinueshme. Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se s’u përzje guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS-së. Ato numra dhe ato vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjën që s’i merr vesh kurrë se çfarë premtuan dhe çfarë bënë dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natë ëndërr veten kandidate.
Ajo që shqiptarët panë ishte vetëm perdja se mbrapa perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushteti që nuk njeh ligj, kushtetutë a moral”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH KËSHILLIN KOMBËTAR! ANËTARËSIA ‘PRESION’ PËR PROTESTA! FOKUS EDHE ’14 MAJI’
Artikulli tjetërJUGU I SHQIPËRISË DESTINACIONI I BEGAJT DHE MITSOTAKIS