Sali Berisha e ka cilësuar “cunam popullor” protestën që ka thirrur ditën e sotme para kryeministrisë duke përmendur edhe një shprehje të novelistit amerikan George Orwell se do të thonë të vërtetat. Po ashtu nuk ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës se është kryeministër i korruptuar.

“Në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, shqiptarë kudo që jeni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë, SHBA, që keni pritur me padurim këtë ditë të madhe të siparit të revolucionit demokratik së monizmit të dytë në Shqipëri, një mbështetje vëllazërore. Miqtë e mi do ta nis fjalën time me një shprehje të të famshmit “George Orwell” i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj sot do themi të vërtetat tona. Pra qëllimi më themelor i këtij revolucioni është të mbrojmë të vërtetat. Rroftë fitorja!

Opozita properëndimore e Shqipërisë u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, ase është kreu i narkoshtetit të kontinentit, se Edi Rama është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin, pasurinë publike të shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Europë dhe në botë. Të gjithe  e mbani mend baltën që hodhi Edi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakMETA MERR FJALËN NË PROTESTË: KOHA E PËRBALLJES, RAMA DO TË JAPË LLOGARI ‘NJË PËR NJË’! KA FRIKË DHE TMERR
Artikulli tjetërBASHKIA NUK MIRATON PROGRAMIN VJETOR TË ARTIZANËVE