Sali Berisha në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar ka sulmuar paraardhësin e tij në krye të kësaj partie, Lulzim Basha për drejtimin e dështuar në 8 vite të PD-së.

‘Në këtë proces ne ja dolëm, përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë. Më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë që të analizosh këtë proces, të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve dhe anëtarëve të PD-së. Dy janë sëmundjet kryesore të opozitës, e para pazaret me qeverinë për interesa personale.

Ne jemi shembulli më tragjik, PD në vitet e shkuara. Drejtim betejë për interesin kombëtar. PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan dhe bënë çdo sakrificë të madhe në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakPALOKA ÇEL MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD: I KTHYEM SHPRESËN DEMOKRATËVE
Artikulli tjetërDETAJE TE REJA/ 12 ORË PËR TË NXJERRË NGA HUMNERA POLICIN. SHOKËT ME SYTË NGA HELIKOPTERI, DUHEN 6 ORË NË KËMBË PËR TA SHPËTUAR