Pas barazimit në transfertë ndaj Burrelit, Besëlidhja synon të rikthehet te fitorja në ndeshjen e radhës, qe do te zhvillohet ne Lezhe perballe Kastritotit te Krujes. Skuadra po zhvillon përgatitje intensive për këtë përballje, me synimin për të marrë tre pikët, ndersa sa i përket gjendjes së grupit, trajneri Klevis Hima bën me dije se ekipi ka vetëm dy mungesa në kontingjentin e lojtarëve. Trajneri Hima shprehet optimist për arritjen e objektivit, duke theksuar se skuadra është e përqendruar te sfida me Kastriotin dhe te sigurimi i fitores përpara tifozëve lezhjanë.

Në prag të kësaj ndeshjeje, klubi u bën thirrje tifozëve për mbështetje maksimale nga shkallët e stadiumit, pasi pranie masive e tyre si një faktor i rëndësishëm për Besëlidhjen, e cila kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë tri pikët në përballjen e së shtunës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKURBIN, BANORËT E ALKUT NË PROTESTË PËR RRUGËN
Artikulli tjetërPROTESTA NË SHKODËR, DISA STUDENTË TË SHOQËRUAR