
Pas tensioneve gjatë protestës së studentëve në Shkodër, policia ka nisur shoqërimin e disa prej tyre në komisariat.
Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se, deri më tani, të paktën 4 persona janë shoqëruar në komisariat, nën dyshimet për akte agresioni ndaj institucioneve.
Protestuesit kanë kundërshtuar shoqërimet, duke krijuar momente tensioni mes studentëve dhe policisë.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave në mbështetje të studentëve në kryeqytet.


