Pavarësisht se e ndërtuar para disa vitesh dhe e mirëmbajtur nga banorët e zonës, xhamia në fshat të ri në Njësinë Administrative Postribë nuk kishte minare ç’ka krijonte një mangësi për këtë objekt kulti.

Myftinia e Shkodrës ka inaguruar realizimin e këtij investimi, i cili vjen si një kontribut i një besimtareje që nuk ka dashur të bëhet publike. Të pranishëm përveç besimtarëve të shumtë, ishin myftitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, përkatësisht Imam Muhamed Sytari dhe Haxhi Edmir Smajlaj.

Gjatë fjalëve respektive përshëndetëse, ata e cilësuan këtë investim si të rëndësishëm për zonën. Besimtarët myslimanë nga data 27 maj e në vazhdim nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Në këtë kuadër Myftinia e Shkodrës po realizon një sërë tribunash fetare e ligjëratash, për ta pritur dënjësisht, siç thonë ata, këtë mysafir të rëndësishëm.

Artikulli paraprak“28 NËNTORI” HAP DYERT, ADEMI: QEVERIA NUK NA MBËSHTET
Artikulli tjetërMINISTRIA E MJEDISIT: PLAN VJETOR PËR TURIZMIN