Ministria e Mjedisit është e përgatitur për të menaxhuar sezonin turistik që sapo ka nisut.

Në ditën e biodiversitetit nga Shkodra zëvendësministri i mjedisit Kledi Xhaxhiu shprehet se po mendohet që turizmi në Shqipëri të zhvillohet gjatë gjithë viti dhe jo vetëm me sezone. Ndotja në disa zona turistike duke përfshirë edhe Velipojën është një shqetësim thotë zëvendësministri i mjedisit Xhaxhiu.

Sa i përket gjuestisë së paligjshme ka elementë sporadik shprehet Xhaxhiu ndërsa thotë se ende nuk është vendosur asgjë për projektligjin që pritet t’i hapë rrugë federatës së gjuetisë për të lejuar që të gjuajnë duke qenë se projektligji është ende në fazë diskutimesh. Velipoja përfundoi zëvendësministri i mjedisit është një prej zonave që do ketë një vëmendje të veçantë gjatë muajve të verës.

Artikulli paraprak“BESIMI NA BËN TË GJITHËVE MË TË MIRË”
Artikulli tjetërKAÇI: PRESIM 150 MIJË TURISTTË NË DITË NË VELIPOJË