Një 85-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i banesës së djalit të tij, në një fshat të Lushnjes.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në Savër, në banesën e djalit të tij, D. S., vjeç 52, nga pakujdesia ka rënë nga kati i tretë, babai L. S., vjeç 85,

i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Artikulli paraprakHUNGARIA I DHURON MALIT TË ZI 25 KM GARDH PËR KUFIRIN ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërGJENDET PARCELA ME KANABIS, PRONARËT TË PAIDENTIFIKUAR