Propaganda e qeverisë, për mos kultivim kanabis gjatë këtij viti, ‘denoncohet’ nga vetë Policia.

Raste parcelash me bimë narkotike, zbulohen për ditë, por të vetmit që i shpëtojnë arrestimit të mundshëm, janë “pronarët” e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, të ndëshkuarit, janë kryepleqtë.

Rasti më i fundit vjen nga Kurbini.
Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Policisë së Kurbinit, mësohet se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për A. Gj., vjeç 47, banues në Laç, Kurbin, kryetar i fshatit Skuraj, Kurbin,

pasi dyshohet se në fshatin Skuraj, gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 28 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Nenet 301 e 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBIE NGA KATI I TRETË 85-VJEÇARI
Artikulli tjetërGJENDET PAS 12 DITËSH TRUPI I MBYTUR I MUXHAHEDINIT