Bien temperaturat, nisin problemet në rrugë. Ja ku te keni kujdes 

 

Rënia e temperaturave ditët e fundit ka bërë që edhe problemet në rrugët nacionale të nisin të kenë probleme. Kështu ka nisur kontrollet dhe janë verifikuar edhe të gjitha akset që kanë ngrica dhe vështirësi në qarkullim. Burime nga Ministria e Transporteve thanë se, ministri Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe drejtoritë rajonale të jenë në gadishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve. Ndërsa situata në rrugët kombëtare është si më poshtë: Në Rajonin Verior Shkodër: Për shkak të temperaturave të ulëta, ka prani të ngricave në akset e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Nga kontraktorët është bërë hedhja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Situata e qarkullimit është normale. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Në Rajonin Qendror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij Rajoni. Kontraktorët kanë bërë hedhjen e kripës në segmentet ku ka prani të ngricave. Në Rajonin Jugor Gjirokastër qe mbulon edhe Qarkun e Korçës, ka patur temperatura të ulëta gjatë natës, dhe për pasojë ka prani të ngricave në akset rrugore. Kontraktorët kanë hedhur kripë në orët e para të mëngjesit dhe po mbajnë në monitorim situatën. Edhe në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin. Përveç detyrave të situatës dimërore, kontraktorët janë duke punuar edhe për realizimin e zërave të tjerë të punimeve, si pastrimin e akseve, mbushjen e bankinave, zëvendësimin e sinjalistikës së dëmtuar, prerjen e bimësisë, pastrimin e kanaleve anësore, etj. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Artikulli paraprakI RIU MASHTRON DEPUTETIN E PS, I MERR MILIONA LEKË
Artikulli tjetërDY PERSONA TE NDALUAR PER DHUNE NE FAMILJE.TE DHUNUARA NENA DHE GRUAJA