Dy fierakë e kanë kaluar natën e mbrëmshme në Komisariatin e Fierit dhe mundet që të kalojnë atje dhe disa netë tjera.

Njeri prej tyre rrahu gruan, kurse tjetri nënën. Burri dhunues quhet Aleksander Shera, 34 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier; policia tha se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.Sh, 35 vjeçe. Djali dhunues quhet Fitues Tahaj, 52 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, Fier. Ndryshe nga i pari, dhuna e tij ndaj gruas plakë 74 vjeçe ka qënë sistematike, dhunë dhe kërcënime bashkë. Të dy tashmë kanë nga një dosje dhune, Shera për herë të parë, Tahaj për të disatën herë, dosje që i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBIEN TEMPERATURAT,NISIN PROBLEMET NË RRUGË.JA KU TE KENI KUJDES
Artikulli tjetërSHQIPTARI I PAPUNË, ARRESTOHET DUKE SHITUR KOKAINË