Italia qëndrore është e tronditur nga një katastrofë. Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 6:00 që ra në orën 03: 36 minuta të 24 gushtit ka shkaktuar deri tani 120 viktima dhe 368 të plagosur.

Shifra konfirmohet nga kryeministri Renzi gjate vizites ne rajonin e prekur, ndërsa bilanci mund të rritet. Ndërkohë toka vazhdon të dridhet. Mbi 100 lëkundje tërmeti janë numëruar deri tani, të paktën 55 prej tyre janë me magnitudë 3- 3.36. Lëkundja e fundit me magnitudë 4.9 u regjistrua rreth orës 14:00. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Amatrice pothuajse nuk ekziston më. Tashmë është kthyer në rrënojë. Nën gërmadha ka dhjetra persona” ishte dëshmia e parë e kryetarit të komunës. 150 persona të tjerë figurojnë të zhdukur. Deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur por flitet për 6 të plagosur. Ndërkohë në një dëshmi në Ora News Hamza Serjani tha se në komunën e Amatrices jetojnë 10 familje shqiptare dhe se mes miqve të tij të vdekur ka dhe shqiptarë. Ministria e Jashtme shqiptare mohon që deri tani të ketë viktima. Nga zonat e prekura nga tërmeti po raporton për Ora News gazetarja Alba Kepi. Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto. Kryeministri italian Mateo Renzi deklaron se askush nuk do të jetë vetëm.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 3-0 MIQËSOREN NDAJ BERANJE NË MALIN E ZI
Artikulli tjetërThaçi: Roli i BE në Kosovë është i pazëvendësueshëm