Vllaznia ka fituar 3-0 miqësoren e radhës ndaj ekipit të Beranjes në Malin e Zi.

Në kët qytet në shtetin fqinj Vllaznia po zhvillon edhe ditët e fundit të fazës përgatitore. Në këtë mënyrë skuadra kuqeblu ka shfrytëzuar qëndrimin atje për të luajtur këtë takim miqësor ndaj vendasve të Beranjes. Natyrisht që ekipi me të cilin luajtën kuqeblutë nuk është i një niveli të lartë në Malin e Zi. Gjithsesi kjo miqësore më shumë se rezultati për stafin teknik vlen për të parë gjendjen e lojtarëve dhe përshtatjen e tyre në skuadër pak kohë përpara nisjes së kampionatit. Autorë të golave janë sulmuesi Çinari i cili realizoi dy të tillë për Vllazninë në sfidën miqësore ndaj Beranjes ndërsa një gol shënoi edhe Tafili. Çinari gjatë kësaj kohe kaloi edhe një dëmtim që e la jashtë disa ndeshjeve të tjera miqësore por siç duket e ka lënë pas dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë. Po ashtu edhe Tafili pas ardhjes nga Partizani ka rigjetur edhe njëherë vehten tek Vllaznia. Në këtë përballje miqësore trajneri Armando Cungu ka provuar edhe futbollistët e ardhur në provë, sulmuesin slloven Kastrevec dhe mesfushorin maqedonas Denkovski. Ende nuk ka asnjë ide për këta dy lojtarë sepse sapo kanë mbërritur tek Vllaznia. Në ditët në vijim trajneri Cungu do të vendosë nëse ndonjëri prej tyre do të duhet të firmosë apo jo. Paraqitja ndaj Beranjes është vlerësuar me nota pozitive nga stafi teknik por fitorja 3-0 s’do të thotë asgjë sepse ekipi malazez s’mund të jetë një barometër për kuqeblutë e Vllaznisë.

Artikulli paraprakCHAMPIONS, POMURJE MUND 6-1 VLLAZNINË NË NDESHJEN E PARË
Artikulli tjetërBilanc tragjik tërmeti në Itali: 120 të vdekur, po gërmohet ende nën rrënoja