Hamasi ka deklaruar sot se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza deri më tani i ka kaluar 20,000. BBC raportoi se numri i të vrarëve në Gaza mund të jetë i lartë, por ende është vështirë të dilet me shifra zyrtare, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e shkatërruara.

Më herët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se diskutimet për një armëpushim në Gaza po mbahen në mënyrë serioze.

Sipas raporteve të mediave izraelite, negociatat mendohet të përqendrohen në një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbetura, ndoshta në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Artikulli paraprakBE ARRIN MARRËVESHJEN PËR REFORMIMIN E LIGJEVE TË AZILIT, REAGOJNË ORGANIZATAT PËR TË DREJTAT E EMIGRANTËVE
Artikulli tjetërMIRATUAN HEQJEN E IMUNITETIT TË BERISHËS, ZBULOHEN RAPORTET E MAZHORANCËS DHE ALIBEAJT DREJTUAR PARLAMENTIT