Konkursi “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” zhvilloi natën e dytë të fazës gjysmëfinale teksa morën pjesë në garë 26 artistë të vegjël.
Mësuesi i vokalit Arben Sala vlerëson fëmijët pjesëmarrës në këtë konkurs duke thënë se të vegjlit shkodran janë rrënja e këngës në mbarë vendin.
Leonora Luca e cila po ashtu prej shumë vitesh merret me mësimin e vokalit me fëmijët tregon se gara në këtë fazë gjysmëfinale “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” është shumë e forte.
Mësuese Diana Bilali tregon se cilësia tek këngëtarët e vegjël vjen edhe nga puna e madhe që bëhet.
Nata e tretë mbyll fazën gjysmëfinale të konkursit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” ndërsa do të jetë juria profesioniste që do të vendos për këngëtarët finalist.